amrks.org - Ballina - AMRKS

Example domain paragraphs

Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” është organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse e cila është themeluar me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë duke dhënë informata, botuar broshura, katalogë, revista dhe duke publikuar hulumtime lidhur me zhvillimin e trafikut në vend në funksion të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Po ashtu, synim i AMRKS-së është  të zgjojë vetëdijen e politikanëve, mediumeve dhe opinionit të gjerë dhe të potencojë sigurinë e komunikacionit në rrugë si çështje prioritare për zhvillim të mëtutjeshëm të vendit si dhe të mbështesë qytetarët që përmes përmbajtjeve kualitative dhe formave të ndryshme të marrin njohuri dhe të mësojnë kulturën dhe sjelljen në komunikacion.

E gjithë kjo të arrihet duke organizuar tribuna, kampanja, seminare, konferenca, gara të ndryshme si dhe në auto moto sporte lidhur me sigurinë në trafik në vend.

Links to amrks.org (1)